Te lehta për tu gjetur ne tavoline, vitaminat bëjnë pjese edhe ne produktet kozmetike sepse e bëjnë lëkurën me te bukur dhe me te forte.
Si do tja bënim pa vitaminat? Kryesisht i marrim përmes ushqimeve dhe na bëjnë me te forte. Ne fakt, shtojnë mbrojtjen imunitare dhe kujdesen për organizmin tone për 365 dite te vitit. Edhe lëkura jone përfiton rininë si ne brendësi ashtu edhe jashtë duke u shfaqur me homogjene dhe e shkëlqyeshme. Ja perse, çdo dite, është e rëndësishme te marrësh vitaminat, janë ABC-ja e bukurisë.
Vitamina A: E njohur edhe si retinoli ka vlera antioksidante dhe pastruese. Për këtë arsye ajo është pjese përbërëse e kremrave ne serumet anti-age. Ne tavoline gjendet kryesisht ne ushqime me origjine shtazore si qumështi, veza dhe gjalpi por edhe ne frutat ne ngjyre portokalli si karota, kajsia, mango etj. Ja një nder arsyet e shumta perse duhet konsumuar.
Vitamina B: Ka një arsye se pse vitamina B quhet ndryshe dhe “vitamina e bukurisë”! Është aleatja e pare ne luftën kundër defekteve te lëkurës dhe mban ujin ne epiderme duke siguruar një hidratim optimal. Formulat kozmetike i referohen përgjithësisht vitaminës B5, qe ne tavoline janë bathët, bajamet, lajthite etj.
Vitamina C: Për te favorizuar shërimin nga te ftohtët duhet te konsumoni sa me shume lëng portokalli. Perse? Është e pasur me vitamine C qe siguron një funksion te mire te sistemit imunitar. Për me tepër kjo vitamine ka vlera antioksiduese qe forcojnë epidermën. Përveç se ne agrume, e gjejmë edhe tek specat, domatet dhe kivi.
Vitamina D: Prodhohet direkt nga trupi ynë. Kur? Gjate ekspozimit ne diell. Sigurisht, është gjithmonë e nevojshme te mbrohesh nga rrezet e diellit, por ato jo gjithmonë janë te dëmshme. Rrezet e diellit ndihmojnë trupin tone për te transformuar vitaminën D ne një përbërës shume te mire për kockat dhe dhembet.
Vitamina E: Është motori qe aktivizon te gjithë mekanizmat e rinise se lëkurës. Është një nder antioksidantët me te fuqishëm dhe e bën lëkurën te lëmuar, elastike dhe te bute sepse frenon aksionin e dëmshëm te smogut, alkoolit, tymit etj./PianetaDonna/