Në tubimin zgjedhor qendror në Gjilan, Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, i ka pyetur gjilanasit nëse janë gati dhe janë bërë bashkë për ndryshim me 19 nëntor. Ai ka thënë se Gjilani e ka të lehtë zgjedhjen, pasi që kur në fletvotim e ke Sami Kurteshin të parin, nuk ka më fare rëndësi se kush është tjetri pas tij.
“Samiu ka ka studiuar në vitet 1978 – 1981 pranë Universitetit të Prishtinës në degën e Elektroteknikës. Më tej, ne vitet 1998 – 2006, ai ka kryer studimet në Universitetin e Bernit, Zyrihut dhe të Gjenevës në Zvicër, dhe ka nisur doktoraturën në UNIZH/ETH në Zyrih. Sami Kurteshi ka qenë anëtar i Kryesisë, e më vonë Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) në Prishtinë, prej vitit 1991 deri në vitin 1996. Ai e ka pëfaqësuar KMDLNJ-në në Komisionin dhe Nën-Komosionin e të Drejtave të Njeriut dhe në Komitetin për Eliminimin e Diskriminimit Racial (CERD) pranë OKB-së në Gjenevë në vitet 1992-1996. Sami Kurteshi ka shërbyer si Avokat i Popullit në Republikën e Kosovës nga viti 2009 deri në vitin 2015”, ka thënë Ymeri duke folur për Kurteshin.
Ymeri është ndalur tek koha kur Kurteshi ka qenë Avokat i Popullit, duke përmendur përkushtimin e tij për shtet ligjor e social dhe barazi e sundim të ligjit. Ai tha se angazhimi i tij gjatë kësaj kohe sikurse edhe më herët, por edhe tani, flet për integritetin dhe vendosmërinë që e karakterizon Sami Kurteshin. Ai shtoi se Kurteshi nuk u zmbraps kurrë nga trysnia dhe nuk ia mbajti anën përfitimeve të pushtetit, por barazisë së qytetarëve.
“Gjilani ka nevojë për ndryshim, që të bëhet një komunë për qytetarët, që të qeveriset në mënyrë të ndershme, që ta ketë hapësirën publike për qytetarin, që ta ketë tregun për bujkun, që ta ketë mjedisin për shëndetin, e sistemin për shërimin, që ta ketë shkollën për nxënësin, e prodhimin për punëtorine e konsumatorin”, tha po ashtu Ymeri, duke potencuar se kjo mundësohet me Sami Kurteshin.
“Kjo vjen nga Samiu, nga përvoja e tij, nga dija e tij, nga programi i tij, nga vullneti i tij, nga përkushtimi i tij, nga vendosmëria e tij, nga guximi i tij, nga sinqeriteti i tij, nga ndershmëria e tij, nga integriteti i tij, nga profesionalizmi i tij, nga modestia e tij, nga urtësia e tij, nga përvoja e tij, nga intelekti i tij”, theksoi Visar Ymeri.
Ymeri përfundoi fjalën e tij duke e quajtur Sami Kurteshin njëri punëtor e solidar, e duke ftuar qytetarët ta mbështesin për kryetar në garën e balotazhit që mbahet me 19 nëntor.
Sponsorizuar nga Vetëvendosje