Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të mbajë mot kryesisht i vranët.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 6-8 gradë Celsius.
Shtypja atmosferike mbetet në vlerat e normales. Do të fryjë erë nga verilindja e lehtë deri mesatare.
Përndryshe, sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, java e ardhshme fillon me vlera negative të temperaturave.