Haliti nderon me mirënjohje për humanizëm z. Vezir Ramushi
Në emër të Institucioneve Komunale të Vitisë, kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti ka ndarë sot një mirënjohje për z. Vezir Ramushi për kontributin e dhënë në humanizëm.
“Si kryetar i kësaj komune kam nderin që të përmes kësaj mirënjohje të ju falënderoj juve dhe bashkëpunëtoret tuaj për kontributin e dhënë në të mirën e shoqërisë konkretisht në humanizëm” u shpreh Kryetari Haliti. Kurse Vezir Ramushi ndër tersha tha se kjo mirënjohje do të jetë një shtytje që të vazhdojnë të punojë edhe më shumë në aktivitet e tilla.