Nënkolonel Shaban Azizi, zëvendësdrejtor Rajonal në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan ka bërë me dije për një rast të cilësuar si “Keqpërdorim i besimit”, ku ankuesi kishte raportuar në polici se i dyshuari i ak marrë veturën me qera dhe nuk ia ka kthyer më.
“Ankuesi, raporton në polici se ia kishte dhënë me qera veturën e tij, Fiat Punto, një personit, dhe ai nuk ia ka kthyer më. Ankuesi, veturën në fjalë e ka parë në tregun e veturave duke e shitur një person i cili jeton në komunën e Prishtinës. Është njoftuar prokurori kujdestar dhe rasti i dedikohet hetuesisë”, ka thënë nënkolonel Azizi.