Analogji që përkon me dëshirën e bretkosës për t’u mbathur me patkonj

Analogji që përkon me dëshirën e bretkosës për t’u mbathur me patkonj

Analisti Fadil Kajtazi ka shkruar në profilin e tij në facebook se deputeti Bilall Sherifi merr guxim ta krahason vetën me presidentin Trump, ku në debatin e sotëm në kuvend, në lidhje me demarkacionin bën analogji me premtimet elektorale të Trump-it për njohje të Jerusalemit kryeqytet të Izraelit, me premtimet elektorale të disa partive për mos ta votuar demarkacionin, por se kjo analogji përkon me dëshirën e bretkosës për t’u mbathur me patkonj pasi i ka parë kuajt.

Ja postimi i plotë i Kajtazit.

Injoranti Bilall Sherifi
Bilall Sherifi merr guxim ta krahason vetën me presidentin Tramp. Ai në debatin e sotëm në kuvend, në lidhje me demarkacionin bën analogji me premtimet elektorale të Trampit për njohje të Jerusalemit kryeqytet te Izeaelit me premtimet elektorale të disa partive për mos ta votuar demarkacionin. Kjo analogji përkon me dëshirën e bretkosës për t’u mbathur me patkonj pasi i ka parë kuajt. Tramp sikur që me lehtësi ka nohur kryeqytet Jerusalemin duke i prishur shumë ekuilibra gjeopolitike dhe gjeostrategjike në Lindjen e Mesme e më gjer, ashtu me lehtësi, duke u bazuar në politikën e tij cost-benifit, një mëngjes mund të marr vendim për mos ta njohur Kosovën dhe tërheq ambasadën e vet. Nga kjo, pos tjerave do të pésojnë keq edhe deputetët injorant, me mendje bretkos; do të mbetën pa deputetllak!

KOMENTE