(2L ONLINE) – Autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit bënë të ditur se ankuesi A.H. kishte raportuar në stacionin Policor në Prishtinë se automjeti i tij i llojit Kombi ishte vjedhur nga persona të panjohur.
Zëdëhnësi i Policisë toger Ismet Hashani ka thënë se pas marrjes se informatës nga Operativa Regjionale për vjedhjen e Veturës VW Kombi 1992 me targa 01, janë angazhuar patrullat policore nëpër sektor në zonën e përgjegjësisë në Rajonin e Gjilanit.
Ai tha se përmes rrugëve operative njësitet e Policisë së Kosovës kanë ardhur deri te informata të qëndrueshme dhe kanë arritur ta lokalizojnë vendin ku ndodhej automjet i vjedhur, i cili ndodhje në fshatin Smirë, Komuna Viti.
“Vetura është konfiskuar nga policia e Kosovës dhe i është kthyer pronarit.
Patrulla e Vitisë ka asistuar njësitin e hetimeve nga Prishtina, i dyshimti i njohur për policinë është shpall në kërkim. Rasti nën hetime”, ka thënë zëshënsi Hashani. /2L ONLINE/