Gjilan – (2LONLINE) – Autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit kanë bërë të ditur se Naser Veseli, i lindur në vitin 1964, ka bërë vetëvrasje duke i dhënë fund jetës në dyqanin e tij në Gjilan, duke e qëlluar veten me armë zjarri.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur një armë e zjarrit e llojit pistoletë.
I ndjeri ishte një sipërmarrës, kurse njësitet policore dhe ata të forenzikës menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, pasi trupi është gjetur nga një punëtor i viktimës.
Sipas policisë, motivet e vetëvrasjes nuk dihen, kurse trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Prishtinë.