(2L ONLINE) – Policia e Kosovës ka pranuar një informatë për një rast “Vetëvrasje” që ka ndodhur në një depo për grumbullimin e materialeve të vjetra (Hekurishte) në Viti.
Pas marrjes së informatës Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është gjetur trupi i pajetë i viktimës N. J. (1974).
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se viktima ishte i varur me litar në çatinë e depos.
“Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi mjekësor nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Viti dhe kanë konstatuar vdekjen, në vendin e ngjarjes po ashtu janë përgjigjur edhe njësitet e Hetimeve të Vitisë, Njësiti i Hetimeve Rajonale – Gjilan si dhe Mjekësia Ligjore në Prishtinë”, thotë Hashani.
Me urdhër të Kryeprokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në institutin mjeko-ligjor.
Motivet e këtij rasti të rëndë ende nuk dihen.
Rasti është duke u hetuar. /2L ONLINE/
/fotoilustirm/