Kandidatet për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Arijeta Rexhepi dhe Arbëreshë Kryeziu Hyseni, mbajtën takim me qytetarë në fshatin Zhegër.
Qytetarët atje na njoftuan për problemet që i përcjellin në vazhdimësi tash e 21 vite dhe treguan mobilizimin e tyre për t’i ndëshkuar ata që kanë keqqeverisur deri tash, thanë ata.
Arijeta Rexhepi mori shembull periudhën 100 ditëshe të Qeverisë Kurti dhe seriozitetin e qasjes së saj ndaj problemeve të qytetarëve në atë kohë.
Ndërsa Arbëresha Kryeziu Hyseni garantoi se në Qeverinë Kurti do të zgjidhen të gjitha problemet me të cilat preokupohen zhegranët, e që shumë prej këtyre problemeve janë bazike për një jetë normale.
“Frymën e fitores plebishitare, si në çdo takim tjetër, e gjetëm edhe në Zhegër”, thuhet në komunikatë.