Lëvizja Vetëvendosje ka bërë me dije se Sami Kurteshi, aktualisht deputet dhe anëtar i kryesisë së Lëvizjes, ka marrë besimin e anëtarëve të Vetëvendosjes së Gjilanit, për të qenë kandidat për kryetar të Gjilanit, në zgjedhjet e 22 tetorit.
“Zotin Kurteshi e urojmë për rezultatin në procesin zgjedhor të brendshëm dhe i urojmë suksese edhe në garën për kryetar komune!”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Përndryshe, Sami Kurteshi ishte kandidati i vetëm i cili kishte shpallur kandidaturën e tij në zgjedhjet e brendshme, për të kërkuar besimin e anëtarësisë për ta kandiduar në garën për kryetar komune në zgjedhjet e 22 tetorit dhe votimi ishte zhvilluar në 7 vendvotime.
Zgjedhjet e brendshme u bënë nëpërmjet demokracisë së drejtpërdrejtë – një anëtar, një votë – ku anëtarët e Vetëvendosjes kishin mundësi të deklarohen me vote për kandidatin Sami Kurteshi.
Përndryshe u votua në:
1. Zyre të Qendrës së LV – ku patën të drejtë vote të gjithë anëtarët e pikave të qytetit, dhe pika e fshatit Velekincë.
2. Bresalc – ku patën të drejtë vote anëtarët e pikave: Bresalc, Kishnapole, Gadish, Ponesh dhe Verbicë e Zhegocit.
3. Cërnicë – ku patën të drejtë vote anëtarët e pikave: Cërnicë, Gumnisht dhe Vrapqiç.
4. Livoç i Ulët – ku patën të drejtë vote anëtarët e pikës Livoç i Ulët.
5. Miresh – ku patën të drejtë vote anëtarët e pikës Miresh
6. Përlepnicë – ku patën të drejtë vote anëtarët e pikave: Përlepnicë, Kmetovc, Shillovë dhe Verbicë e Kmetovcit.
7. Zhegër – ku patën të drejtë vote anëtarët e pikave: Zhegër, Lladovë, Llashticë Haxhaj, Nasalë, Selishtë dhe Shurdhan.