“Sot Gjilani shënon 20 vjetorin e Ditës së Çlirimit. 20 vjet më parë ranë dëshmorë vajza dhe djem, gra e burra, për të gëzuar lirinë që e kemi sot.
Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, uron të gjithë qytetarët për këtë ditë, duke uruar dhe shpresuar se shpejtë amaneti i të gjithë atyre që ranë për atdhe dhe liri të përmbushet plotësisht.
Me këtë rast, aktivistët e Lëvizjes, me të parë që flamuri kombëtar kuq e zi nuk po valonte askund nëpër qytet, kanë marrë aksion për ti vendosur ata në shtyllat ku ishin të vendosur edhe flamuj të tjerë”, ka bërë me dije Arbëresha Kryeziu Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje.