(2L ONLINE) – Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti dhe Sekretarja për Marrëdhënie me Jashtë, Puhie Demaku së bashku me aktivistët Kreshnik Ahmeti dhe Nora Fetoshi, pritën në takim një delegacion prej 27 studentësh nga Universitete të ndryshme në kuadër të shoqatës së studentëve “ International Association for Political Science Students (IAPSS).”
Kryetari Kurti i njoftoj studentët për së afërmi për procesin nëpër të cilin po kalon shteti i Kosovës pas zgjedhjeve parlamentare dhe mundësinë e krijimit të institucioneve në mënyrë demokratike. Kurti theksoi se prioritet në qeverisjen e re do të jetë zhvillimi ekonomik i vendit dhe luftimi i pakompromis i korrupsionit dhe krimit.
Pas prezantimit të konceptit politik dhe Alternativës qeverisëse të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, si dhe pas shtjellimit të mënyrave organizative dhe historisë së aktiviteteve të Lëvizjes, Kurti ju përgjigj pyetjeve të shumta e të ndryshme të studentëve./2L ONLINE/