“Lutfi Haziri e lidhja e tij që po lidhet vazhdimisht e nuk po jep zgjidhje, paskan filluar fushatën e egër zgjedhore. Nga panika se do ta humbasin udhëheqjen e komunës së Gjilanit, respektivisht humbjen e benefiteve që kanë pasur nga kjo udhëheqje, ata kanë filluar një fushatë të egër kundër kryetarit të ardhshëm të Gjilanit, Sami Kurteshi”.
Kështu nis reagimi i Lëvizjes Vetëvendosje, Qendra në Gjilan, për të shtuar se “Ata po publikojnë një foto në të cilën trumbetohet të jetë Sami Kurteshi e Glauk Konjufca me Adem Grabovcin, por në fakt ata janë takuar për një kafe rasti me kandidatin për deputet nga Gjilani, Driton Tali. Ani se ky lajm i publikuar në maj të këtij viti është dematuar, dhe Gazeta Express që pati publikuar këtë lajm të rrejshëm, publikisht ka kërkuar falje, kjo strukturë politike e LDK-së tenton që përmes portaleve të cilat i menaxhon e i financon ta kthej në mjet të propagandës pasi është e panikuar nga humbja e pushtetit”.
Me shpifje nuk mund të na ndalni. Do të vazhdojmë rrugën e nisur për ndryshim. 19 nëntori është dita, e Lëvizja Vetëvendosje, është ndryshimi, thuhet në fund të reagimit të Lëvizjes Vetëvendosje, Qendra në Gjilan.