• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Dy zv. kryeministrat: lëshimet nga KEDS-i për faljen e pronësisë bien poshtë – të rishikohen kontratat me qytetarët

Redaksia 2LONLINE 27 Tetor, 2017 2 min
 Dy zv. kryeministrat: lëshimet nga KEDS-i për faljen e pronësisë bien poshtë – të rishikohen kontratat me qytetarët

Dy zv. kryeministrat Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi kanë ftuar në takim drejtorin e KEDS-it, George Karagutoff, me të cilin kanë biseduar për një lëshim që ka hasur Qeveria në përmbajtjen e kontratave, të cilat u janë lëshuar nga ky institucion qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Fjala është për kontratat e bartjes së pronësisë së tokës nga qytetari te KEDS-I, në rastet e instalimit të trafove në pronat private të qytetarëve.

“KEDS-i ka të drejtë ta shfrytëzojë tokën private, në të cilën e instalon trafon, ose ta blejë atë, mirëpo në kontratat që pashë, në njërën prej tyre, toka falet. Me siguri, ky ishte një lëshim dhe dua ta besoj këtë”,- ka thënë zëvendëskryeministri dhe ministri i Diasporës, Dardan Gashi.

Me këtë rast, përfaqësuesi i Korporatës Energjetike të Kosovës është pajtuar ta përmirësojnë këtë lëshim që është bërë nga ta.

Zv. Kryeministri Fatmir Limaj ia ka bërë me dije z. Karagutoff se kjo qeveri ka prioritet mbështetjen e bizneseve të vendit, andaj po i ndërmarrin masat e duhura lehtësuese për këtë kategori.

“Me këtë rast, dëshirojmë të shprehim interesim qeveritar edhe për politikat e kompanisë suaj në raport me investimet në parqet publike. Parku industrial në Suharekë dhe parqet e tjera kanë vështirësi në furnizim me energji elektrike”,-ka thënë zv. kryeministri Limaj.

Dy zv. kryeministrat apeluan te qytetarët e Republikës që kanë marrëveshje kontraktuale me KEDS-in, ditët e ardhshme, ta vizitojnë këtë kompani dhe t’i rishikojnë kontratat e tyre, për ta rregulluar lëshimin me pronësinë e tokave të tyre në raport me KEDS-in.

Etiketa:Dardan Gashi Fatmir Limaj George Karagutoff KEDS kryesore
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

Konferenca Vjetore Ndërkombëtare e UKZ-së “Shkenca dhe Teknologjia në Promovimin e Jetës

1 Qershor, 2023
Gjilan

Kushtrim Kadriu e sheh veten alternativë të duhur për kryesues të Kuvendit

1 Qershor, 2023
Nacionale

Ministrja Haxhiu nxjerr vendim për mbështetje financiare prej 200 mijë euro për

1 Qershor, 2023
Gjilan

Nënshkruhet marrëveshja e grantit prej 2.5 milionë euro për trajtimin e ujërave

1 Qershor, 2023
Lajme të ngjashme

Oda Amerikane fillon Javën Globale të Ndërmarrësisë me diskutim për programet e mbështetjes së startup-eve

15 Nëntor, 2022

Drita optimiste për ndeshjen kundër Ballkanit

5 Nëntor, 2022

Kryetari Hyseni dhe ministrja Rizvanolli vizitojnë shkollën “Mehmet Isai” për të parë nga afër projektin për efiçiencë të energjisë

20 Tetor, 2022

Alban Hyseni: Ta kursejmë energjinë elektrike, ashtu që dimrin ta kalojmë sa më lehtë dhe sa më mirë!

8 Shtator, 2022

Hidromorava ka një njoftim për konsumatorë

21 Gusht, 2022

Të përkrahen bizneset dhe punonjësit për humbjet nga KEDS 

19 Gusht, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com