Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Gjilan, në kuadër të aktiviteteve të saj në garën e balotazhit, ka vazhduar me tubimet e saja elektorale, në Zhegër të Gjilanit.
Kandidati i këtij subjekti politik, për kryetar të Komunës së Gjilanit, Sami Kurteshi, është mirëpritur nga mbështetësit e tij dhe të subjektit Vetëvendosje, me këtë rast ai ka shpalosur para të pranishmëve të shumtë, prioritetet dhe zotimet e kësaj Lëvizjeje për mandatin katërvjeçar kur Vetëvendosje do ta qeverisë Gjilanin dhe ai do të jetë kryetar komune.
Kurteshi ka shpalosur prioritet e tija dhe të Vetëvendosjes që do të jenë përgjatë qeverisjes katërvjeçare duke treguar se cilat projekte do të realizohen ndër të parat, në këtë lokalitet të rëndësishëm të Komunës.
Sipas tij, do të ketë asfaltime të rrugëve, ndërtime të çerdheve, investime për zgjidhjen e problemit që kanë banorët e kësaj ane me ujëra të zeza si dhe projekte të tjera me rëndësi për qytetarin e kësaj ane.
“Asfaltimi i rrugëve, çerdhja e zgjidhja e problemit me ujëra të zeza do të jenë projektet tona për Zhegrën, që do të realizohen të parat gjatë mandatit tonë”, ka thënë Kurteshi
Sponsorizuar nga Vetëvendosje