Në një ditë kur padrejtësisht me inskenime e fabrikime dënohen studentët e dalluar, vetëm e vetëm pse janë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, të rinjtë gjilanas u mblodhën në Teatrin e Qytetit për të përkrahur ndryshimin në Gjilan.
Ndryshimin që e duan të rinjtë është programi i Lëvizjes Vetëvendosje, kandidati i saj për kryetar të Gjilanit, pastërtia dhe konsistenca në qëndrime e parime.
Të rinjtë e kanë kuptuar se rruga e vetme që duhet ndjekur është ajo e Lëvizjes Vetëvendosje, andaj janë bashkuar për të rrugëtuar bashkë.
Vota e tyre për Lëvizjen është votë për bibliotekë funksionale, arsim e edukim cilësor, bursa për studentët e dalluar, teatër funksional, shëndetësi profesionale, fusha sportive e hapësira rekreative.
Nuk ka regjim që na ndalë në rrugën e nisur për shtetin e së drejtës.
Sponsorizuar nga Vetëvendosje