“Kryetari i ardhshëm i Gjilanit, Sami Kurteshi bashkë me deputeten Besa Baftiu e kandidatët për këshilltarë komunal kanë takuar shumë qytetarë rrugëve të qytetit, me ç’rast kanë marrë mbështetje për fitoren e madhe të 22 tetorit”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.
“Përshtypjet e disponimi në takimet me qytetarë të shtresave të ndryshme japin qartë pasqyrën reale, duke mos e vënë për asnjë moment në dyshim fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje, por flitet për mbështetje edhe më të madhe, dhe jo vetëm për të rikonfirmuar rezultatet e 11 qershorit kur LV-ja bindshëm renditet si subjekti I parë në Gjilan, e në tërë Republikën e Kosovës.
Hallet e problemet e qytetarëve të Gjilanit janë të mëdha, dhe Lëvizja ka bërë skanimin e gjendjes kohë më parë, e tani del para qytetarëve me një program konkret, për çdo lagje e çdo fshat të qytetit, thuhet në fund të komunikatës.
Sponsorizuar nga Vetëvendosje