“Luta i hutuar nga debakli në Zgjedhjet nacionale, ku Lëvizja Vetëvendosje doli bindshëm e para në Gjilan, si duket herët e ka filluar fushatën. Aq herët, sa premtimet po dalin të dështuara akoma pa fillua fushata parazgjedhore”.
Kështu thonë drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje, Pika në Zhegër, sipas të cilëve, për të disatën herë me radhë Lutfi Haziri, po tenton të fitoj vota me premtime të njëjta. Ani se pati sukses deri më tani, 11 qershori tregoi se mbështetja për të është zbehur shumë, me që banorët e Zhegrës dhe rrethinës janë lodhur nga premtimet e pa mbajtura.
Kryetari i pikës së Lëvizjes Vetëvendosje Xhelal Hajrullahu u shpreh të jetë i pakënaqur me premtimet e pa mbajtura të qeverisjes lokale e qendrore.
“Rasti më i fundit, nga i cili Luta po tenton të fitoj vota, është “nisja” e punimeve të Palestrës së Sporteve në Zhegër. Ani se sipas premtimeve ajo do të duhej përfunduar e të shfrytëzohej tani më nga klubet lokale e nga të rinjtë, krejt çka mund të shihet është një copëz çimento e mbetur një muaj e gjysmë pas vënies së gurthemelit” , tha Hajrullahu.
Xhelal Hajrullahu që është edhe kandidat për këshilltar komunal tha se ky mentalitet i qeverisjes duhet të ndryshojë dhe premtimet që jepen duhet me doemos të realizohen. Ai tha se ndryshimi i vetëm, ai që i duhet Gjilanit, është ardhja në pushtet e Lëvizjes Vetëvendosje dhe për këtë nuk ka dyshime.
Punët e hairit do të fillojnë veç me ardhjen në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje, thotë ai.