Kandidati për Kryetar të Gjilanit nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka parë nga afër Stacionin e Autobusëve në Gjilan, për të parë veprimtarinë e tij, kushtet e punës dhe për të diskutuar mbi çështje të trafikut urban dhe transportit publik, si projekt që do vije me qeverisjen e tij.
Kurteshi, ka thënë se Vetëvendosje ka projekti ne saj konkret për transportin publik përmes funksionalizimit të linjave, një kompanie publike në menaxhim si dhe me orare fikse.
Ai theksoi se në këtë projekt do të kyçen edhe operatorët privat, ndërsa transporti do të organizohet mirë me biletë të integruar.
Sipas tij, transporti publik është i përballueshëm nga të gjitha shtresat shoqërore, gjersa ai ulë koston, kohën e udhëtimit, lëvizje më të sigurt për qytetarët dhe eliminon kaosin urbanistik.
Ai më tej deklaroi disa nga vështirësitë të cilat mund të paraqiten me transportin duke theksuar infrastrukturën rrugore si pasojë e uzurpimeve, por se tha se do të bëjnë zgjidhje, ndërsa do jetë përparësi për kompanitë private që operojnë, kurse operuesit ilegal do të largohen vetvetiu.
Kurteshi u zotua se minimum do të jenë 21 autobus, ndërsa kjo shifër mund të rritet varësisht nevojës ndërsa i gjithë projekti për transportin publik, pritet të përfshijë një kosto prej 4.8 deri në 5 milionë euro.
Sponsorizuar nga Vetëvendosje