Në takimin e mbajtur me personelin shëndetësor, të pranishëm ishin edhe kandidatët për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, Labinotë Demi Murtezi, Arijetë Rexhepi dhe Alban Hyseni si dhe kryetari i Qendrës, Nevzad Isufi.
Labinotë Demi-Murtezi vuri theksin te pasojat e pandemisë si dhe mungesën e ligjit për sigurime shëndetësore.
“Ju ishit ata që u përballët me pandeminë Covid-19, përkundër vështirësive e mungesave të mëdha”, tha Arijetë Rexhepi, ndërsa Alban Hyseni para të pranishmëve tha se pabarazia dhe padrejtësia si në çdo fushë janë të theksuara edhe në shëndetësi.
“Personeli shëndetësor na njoftoi për problemet e funksionimit të tyre, si shkak i mosndihmës së duhur nga qeveritë e kaluara, që do siguronte një trajtim dinjitoz për secilin pacient. Theks i veçant u vu te nevoja e ndryshimit në organizimin e sistemit shëndetësor, shëndetësia në zonat rurale me shërbime të pamjaftueshme, mungesat në QKMF, etj”, thuhet në komunikatë ne Vetëvendosjes, Qendra në Gjilan.
Me Qeverinë̈ e re të Lëvizjes Vetëvnedosje, shëndetësia do jetë prioritet mbi prioritete dhe qytetarit do t’i sigurohet trajtim shëndetësor cilësor”, thuhet në komunikatë.