Në ecurinë e takimeve që po mban Shtabi Zgjedhor i Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, sot u zhvillua një takim me kryetarët e pikave. Në takim, u diskutua për zhvillimin e procesit zgjedhor, sfidat e punët e mëdha që na presin, ndërsa u morr vendimi që Pikat të kthehen në Shtabe Zgjedhore, rrjedhimisht kryetarët e Pikave, udhëheqës të Shtabeve.
“Kryetarët e Pikave u zotuan se do të kryejnë detyrat e përcaktuara nga Shtabi Zgjedhor në Gjilan, për ndryshimin e madh që do të ndodhë më 22 tetor, me fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidatit të saj, për të parin e komunës, Sami Kurteshi”, u tha, në këto takime, nga drejtuesit e Shtabit Zgjedhor.
Pjesë e takimeve ishte edhe shefi i Shtabit Zgjedhor, njëherësh dhe sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi, i cili njoftoi të pranishmit mbi ecurinë e planifikimit të fushatës parazgjedhore dhe inkurajoi të pranishmit të punojnë fortë të sjellin ndryshimin e shumëpritur nga qytetarët e Gjilanit.
Përndryshe, Vetëvendosje ka kujtuar edhe atë se më se 200 anëtare të rinj i kanë marrë librezat e Vetëvendosjes gjatë këtyre ditëve të cilat ua kishte dorëzuan deputeti Albin Kurti, kandidati për kryetar të Gjilanit, Sami Kurteshi dhe kryetarja e Qendrës së vetëvendosjes në Gjilan, Deputetja, Besa Baftiu.