“Reagimi i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan në pamfletin e LDK-së “Mësueset e VV-së shumë dorështrënguara”
shih shkrimin në fjalë: Berisha e Rrahmani: ‘Mësueset’ e VV-së shumë dorështrënguara!
(2L ONLINE) – Vlerësimin e Nënkomitetit të shëndetësisë të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan të botuar me 16 tetor, dy mjek të LDK-së e kanë quajtur si të pa argumentuar. Se çdo gjë që është prezantuar në vlerësimin ton është e bazuar në fakte po jua ofrojmë edhe këto shpjegime shtesë:
1. Të dhënat për buxhetin i kemi nxjerr nga dokumenti zyrtar i publikuar nga komuna pas aprovimit të buxhetit për vitin 2015. Në të njëjtin dokument është edhe buxheti i vitit 2014 ne e kemi bërë krahasimin dhe bartim përgjegjësi morale dhe materiale për vërtetësinë e të dhënave. Ne jemi marr me linjat buxhetore shpenzime kapitale dhe mallra e shërbime të cilat janë njëra për 40% e tjetra për 25% më të vogla në krahasim me vitin 2014. Këto shifra, zotëri të nderuar, e demantojnë pohimin tuaj se:”Buxheti i planifikuar është në nivelin e planifikimeve të viteve të mëhershme…”. Ne nuk jemi marr me “…imponimet e pavullnetshme nga Qeveria” me të cilat ju mundoheni të arsyetoheni, sepse ne nuk jemi marr me shkaqet por me pasojat dhe se qytetarëve ju intereson kualiteti i shërbimeve, që len shumë për të dëshiruar.
2. Ne nuk i kemi komentuar planet tuaja në lidhje me sjelljen e donacioneve sepse planet e ndryshojnë gjendjen vetëm kur realizohen. Ne ju dëshirojmë suksese në realizimin e këtyre donacioneve.
3. Na e keni zënë për të madhe që jemi marr me numra. Do të ishte mirë ju të na shpjegoni si mund të komentohet buxhetin pa përmendur numra, nëse nuk ke për qëllim të flasësh por të mos thuash asgjë, si që ka ndodh në reagimin tuaj?
4. Në këtë analizë ne nuk jemi marr me renovime e tenderët e shpallur, por me shërbimet që po jua ofroni pacientëve. Për parregullsitë në tender do të flasim një herë tjetër.
5. Ju përgëzojmë për “sakrificën” që e keni bërë me rastin e vaksinimit të 4300 qytetarëve. Edhe pse kjo është puna e juaj për të cilën paguheni, para se të jetë sakrificë.
6. Ne e kemi ditur se e keni gjetur të mbyllur Ambulanten e Livoqit të Epërm por nuk e kemi ditur se synim i juaji është ruajtja e statusquos e jo avancimi i kësaj fushe të rëndësishme.
7. Në reagimin tuaj ju e keni heshtur faktin se ushtruesi i drejtorit të QKMF është edhe ushtrues i drejtorit të Drejtorisë së Shëndetësisë sepse ju jeni të vetëdijshëm se kjo është shkelje ligjore. Shkeljet janë shkelje edhe atëherë kur fshihen.
8. Sa i përket ftesës për konkurrim për drejtor, po të mos ishte kriter i juaji i parë përkatësia partiake dhe po ta shohim se keni vullnet për ta ndërruar gjendjen për të mirë, edhe ne mund ta kishim dërguar ndonjë kuadër për të ju ndihmuar në menaxhim.
9. Sa i përket reagimit të Spitalit regjional, ju themi përgjegjësve të këtij institucioni shumë të rëndësishëm shëndetësor se suksesi i këtij institucioni matet me vëllimin dhe kualitetin e shërbimeve profesionale dhe humanitare, me respektimin e orarit të punës, me furnizimin e spitalit me barëra dhe me ndershmërinë në punë pra përjashtimin e korrupsionit si kusht për ta krye punën për të cilën paguheni.
Sa janë duke u përmbushur këto norma ligjore e morale në këtë institucion më së miri e dinë pacientët dhe të afërmit e tyre që shpesh flasin për përvoja të hidhura që i sjellin individ e udhëheqës të caktuar të këtij institucioni.
Është karakteristik e keq përdoruesve të pushtetit që problemet e përgjithshme t’i personalizojnë si që ka ndodh edhe me këtë rast, kjo bëhet me qëllim të ikjes nga temat që ata i sjell para përgjegjësisë. Ju e keni akuzuar përfaqësuesen e Vetëvendosjes pa të drejt sepse veprimi i saj është në përputhje të plot me ligjin. Nëse është ndryshe argumentona dhe denoncone ne do të ju bëhemi krahë, sepse ne kemi forcë ta luftojmë të keqen edhe në brenda nesh. Nëse nuk ka shkelje ligjore atëherë kërkoni falje.
Ky prezantim i gjendjes në shëndetësi, i bazuar në fakt nuk bëhet për inat, si që është reagimi i juaj inatqor, por bëhet me qëllim të dhënies së kontributit në përmirësimin e gjendjes vërtet të rënd në shëndetësi. Sa për disa kompetentë dhe disa punëtor shëndetësor në sektorin e shëndetësisë vërtet na vjen keq që kanë lejuar të bëhen shpesh objekt i prokurorëve, policisë dhe gjykatave dhe të përfundojnë në burg. Populli nuk ka investuar për shkollimin e tyre që ata ta keqpërdorin pozitën e tyre. Kjo gjendje, me të cilën nuk janë të kënaqur qytetarët, e nuk është interes i këti vendi do të ndërroj shpejt me angazhimin e të gjithëve duke përfshi këtu edhe udhëheqësit e ndershëm të këtij sektori.
Të gjithë ju që i keni duart e pastra ju ftojmë të bëheni pjesë e ndryshimeve pozitive.
Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan