Pas deklaratave të zyrtarëve të PDK-së së Gjilanit, se Naim Beqiri iu ishte kthyer këtij subjekti politik, duke braktisur Vetëvendosjen, ku ishte kryetar pike në Zhegoc të Gjilanit, ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Gjilan, duke thënë se, personi në fjalë ka qenë i përjashtuar nga Lëvizja për arsye se kishte shkelur statutin e këtij subjekti politik.
“Ne si Lëvizje Vetëvendosje e ndjejmë për obligim që ta informojmë publikun që i lartëpërmenduri Naim Beqiri ka qenë i përjashtuar nga Lëvizja, për arsye se ai ka shkelur statutin e Lëvizjes. Komisioni disiplinor pas datës 11 qershor, pasi që u mbajtën zgjedhjet nacionale ka pranuar letër ankesë nga komisionerët dhe vëzhguesit që kanë qenë në vendvotimin ku ka qenë edhe vetë Naim Beqiri, komisioner në fshatin Vërbicë të Zhegocit.
Pra, nga kjo qendër e vendvotimit është raportuar me fakte që tashmë kandidati i PDK-së për asamble komunale ka shkelur rregullat dhe ligjet e Kushtetutës së Kosovës duke tentuar që të lejojë të votojnë njerëz pa dokumente identifikimi dhe gjatë numërimit të votave duke ju bërë një ofertë të gjithë komisionerëve dhe vëzhgueseve të partive të tjera, që ishin të pranishëm në atë vendvotim, që t’i prishin të gjitha votat e deputetëve që nuk janë të Gjilanit dhe ato vota të i numërojnë për deputetët nga Gjilani.
Natyrisht njëri prej komisionerëve që e ka dërguar Vetëvendosje në atë pikë nuk e ka pranuar një gjë të tillë nga Naim Beqiri duke i thënë se nëse tentohet të bëhet kështu do ti thërras policin.
Lëvizja Vetëvnedosje nuk toleron shkelje të tilla të ligjit qoftë edhe nga anëtarët dhe aktivistët e saj, përndryshe ku kishte me qenë dallimi në mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe partive të tjera.
Prandaj, Naim Beqiri shkoi aty ku e ka pasur vendin, aty ku bëjnë krim me gjithçka, në PDK”, thuhet në reagimin e Zyrës për informim të Lëvizjes Vetëvendosje. Gjilan.