Kadriu: Çdo padrejtësi që po u bëhet luginasëve nuk po u bënë përshtypje askujt, boll ma?!

Kadriu: Çdo padrejtësi që po u bëhet luginasëve nuk po u bënë përshtypje askujt, boll ma?!

Viti shkollore në Kosovën Lindore prapë do të nis si vitet e tjera, me probleme të njëjta, probleme që nuk po gjejnë zgjidhje tash e disa dekada. Nxënësit i kemi shqiptarë, shkollat shqipe, vendbanimet shqiptare, e libra serbe, kjo është hipokrizi e madhe.

Kështu shprehet Kushtrim Kadriu, kryetar i Lëvizjes Qytetare Vatra, sipas të cilit Qeveria e Kosovës me Kosovën Lindore këtë vit as që u morr më, e ajo e Shqipërisë, rrallë herë është marrë me këtë punë.

Kadriu thotë se nxënësit shqiptarë mësojnë me shënime duke ju diktua mësuesit, është një gjendje e njëjtë si e nxënësve në Kosovën e pushtuar gjatë viteve të 90-ta.

“Për këtë gjendje tash e shumë vite është dashur që të intervenon edhe faktori ndërkombëtarë, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur tash e dy dekada. si duket çdo gjë që i ndodhë luginasëve nuk u bënë përshtypje askujt, kurse një fletore po t’i mungojë ndonjë nxënësi serb në Kosovë, do të bëhet kjameti e me siguri edhe Këshilli i Sigurimit do të reagonte”, thotë Kadriu pëR 2lonline, për të shtuar se as, për 100.000 libra shqipe që nuk u lejuan nga Serbia të destinohen për në Bujanoc, Preshevë e Medvegjë, nuk reagoi askush, pos faktorit politik të Kosovës Lindore.

“Kjo politikë dyfytyrësh, duhet ndërruar dhe duhet krijuar standarde evropiane të lirisë së mësim nxenies, dhe të mospërfshirjes së politikës në jetën e vogëlushëve që edhe po rritën në kushte të rënda ekonomike”, thotë Kadriu i Vatrës.

KOMENTE