Banorët e fshatit Livoç i Epërm kanë vendosur tashmë të ndryshojnë destinacionin e votës dhe të përkrahin fuqishëm programin e Lëvizjes Vetëvendosje, listën e saj për këshilltarë komunal, dhe natyrisht kryetarin e ardhshëm të Gjilanit, Sami Kurteshi.
Kjo u kuptua në një tubim të organizuar me banorët e fshatit, nga ku Sami Kuteshi shpalosi programin qeverisës të tij për katër vitet e mandatit të parë qeverisës. Ai theksoi se LV-j nuk premton atë të cilën nuk mund të realizoj, por zotohet me mendje e me zemër se nuk do të keqpërdoret buxheti komunal, dhe se komuna do të jetë e hapur për qytetarë në çdo kohë për të zgjidhur problemet e hallet e tyre.
Banorët u zotuan për mbështetje edhe ndaj kandidatit për këshilltar komunal, drejtorin e aktivistin e dalluar Ajvaz Beqiri.
Lëvizja Vetëvendosje! Qendra – Gjilan.
Sponsorizuar nga Vetëvendosje