(2LONLINE) – Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan, përmes Fehmi Sylejmanit, këshilltarit të saj në Kuvendin Komunal të Gjilanit, ka kërkuar nga drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Gjilan, Nazmi Musa, të njoftohen se a është bërë verifikimi, apo a janë bërë analizat e derivateve të naftës, përkatësisht mazutit, për ato shkolla që përdorin ato për ngrohje.
“Kemi adresuar një kërkesë për drejtorin e arsimit në Gjilan, që të na informojë hollësisht se sa shkolla të komunës sonë ngrohen me derivate të naftës, përkatësisht mazut. Si drejtori, a kanë ndërmarrë diç në këtë drejtim, për të verifikuar, kryer analizat e këtyre lëndëve djegëse, duke e ditur se rasti më i freskët i kësaj dukurie tashmë është në Prishtinë”, ka thënë Sylejmani
Ai tha se Vetëvendosje kërkon që sa më shpejt të veprohet dhe të shqyrtohet kjo kërkesë, për faktin se çdo vonesë mund të ndikojë në dëmtimin e shëndetit të fëmijëve dhe personelit arsimor e teknik. /2lonline/