“Aktivistë të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, përmes një aksioni simbolik në Lagjen Dardania në Gjilan, vendosën tabelat me mbishkrime në gropat për të cilat çdo ditë ankohen qytetarët, për vështirësitë që shkaktojnë në qarkullim punimet që zvarriten dhe nuk përfundojnë kurrë”, thuhet në komunikatë.
“Bërja e rrugëve të pakalueshme dhe mostrajtimi me kohë i tyre në muajt kur qyteti është i mbingarkuar nga automjetet, shkakton telashe të mëdha dhe shpërfaq paaftësinë në kryerjen e punëve nga pushteti në ikje”.
“Kjo praktikë e keqe duhet ndryshuar medoemos. Koha për ndryshim është 17 tetori”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes vetëvendosje qendra në Gjilan. /2LONLINE.com/
.