“Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga kandidatët për deputëtë nga Gjilani e bashkëpunëtorë të tjerë, ka vizituar Fabrikën e vajit Floil, pjesë e Kompanisë Fluid dhe Fermën Mendi”, thuhet nëkomunikatn e Zyrës për media dhe komunikim e Lëvizjes Vetëvendosje, Qendra në Gjilan.
Në këto vizita delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosje është njoftuar për së afërmi me punën e këtyre fabrikave, e njëkohësisht kanë diskutuar me punëtorët e pronarët rreth alternativës së Lëvizjes për mbështetjen dhe forcimin e prodhimit vendor.