Mbajtja e Ramush Haradinajt në Strasburg nga arrestimi i tij me kërkesë të Serbisë, është e papranueshme. Për këtë, Lëvizja Vetëvendosje përkrah protestën e thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në mbështetje të Ramush Haradinajt, thuhet në njoftimin e kësaj Lëvizjeje.
Ftojmë mbështetësit tanë dhe të gjithë ata që konsiderojnë të padrejtë luftimin e Serbisë ndaj çlirimtarëve që të dalin në protestën e ditës së shtunë, më 4 mars 2017, nga ora 13:00 në Prishtinë.
Haradinaj ka qenë pjesë e luftës çlirimtare kundër fashizmit dhe gjenocidit serb në Kosovë. Fletëarrestet nga Serbia duhet të anulohen për të gjithë ushtares e luftës çlirimtare të Kosovës, thuhet n ëfund të njoftimit të Lëvizjes Vetëvendosje.