Sipas marrëveshjes për decentralizim mbi baza etnike të Lutfi Hazirit, komunës së Gjilanit iu kanë marrë 125 kilometra territor, ose 12.500 hektarë. Prej këtyre 9.000 hektarë iu kanë dhënë, Artanës dhe 3000 hektare tjerë, komunës së Parteshit.
Lutfi Haziri është njeriu më i afërt i Hashim Thaçit. Kjo është vërejtur sidomos nga koha e bisedimeve për decentralizimin dhe formimin e komunave të reja etnike. Lutfi Haziri sot e asaj dite konsiderohet si njeriu kryesor që e ka ndarë Kosovën. Për pasojë vetëm komunës së Gjilanit iu kanë shkëputur 12.500 hektarë ose 125 kilometra territor. Prej këtyre 9.500 hektarë i ka marrë komuna e Artanës, ndërsa 3500 hektarë tjerë i ka grabitur komuna etnike serbe e Parteshit.
Sot e asaj dite, Lutfi Haziri, me të drejtë quhet si arkitekti i ndarjes së Kosovës mbi baza etnike, duke e favorizuar një komunitet të vogël serb në dëmë të komunitetit të madh shqiptarë dhe pakicave tjera që jetojnë në Kosovë.
E gjithë kjo maskaradë është bërë në bashkëpunim dhe sipas orkestrimit të Hashim Thaçit. Kjo është pare edhe në sigurimin e votave për postin e presidentit. Sado që në opinion hiqet si kundërshtar politik, Luta është përkrahësi më i madh i Hashimit në të gjitha të zezat që ia kanë sjellë Kosovës gjatë këtyre viteve, pra edhe në dialogun për decentralizim. Si kompensim Luta ka pasur favore të ndryshme familjare dhe politike.
Qendra e Lëvizjes vetëvendosje -Gjilan
Sponsorizuar nga Vetëvendosje