Lutfi Haziri- Luta ka vendos ta vazhdojë avazin e vjetër, të bëjë atë që ka bërë tash e katër vite, të ikë nga përgjegjësia që ka ndaj qytetarëve dhe të mungojë sa herë që përmendet llogaridhënia para qytetarëve.
Kështu thuhet në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje, Qendra në Gjilan, për të shtuar se: këto “udhëtimet” e tij nuk i sollën asnjëherë punë të hairit qytetit të Gjilanit ashtu siç pretendohej, pos që i kushtuan goxha shumë qytetarit, me neglizhencë e lënie pas dorës. Në vend se Luta të qëndroj pranë qytetarëve, të jep llogari për dështimet e vazhdueshme dhe premtimet e pa mbajtura, ai vazhdon, gjoja se, udhëtimet jashtë vendit.
“Ndoshta, edhe është dorëzuar. Sondazhet e disponimi i qytetarëve të Gjilanit flasin për fitoren tjetër të Lëvizjes Vetëvendosje dhe rikonfirmimin e rezultatit të 11 qershorit, me tendencë për rritje. Dhe, këtë e di fort mirë Luta.
Punët e hairit fillojnë vetëm atëherë kur Lëvizja Vetëvendosje dhe kryetari i ardhshëm, Sami Kurteshi, të jenë në krye të Komunës së Gjilanit”, thuhet në fund të komunikatës së Lëvizjes Vetëvendosje, Qendra në Gjilan.
Sponsorizuar nga Vetëvendosje