Takimi me banorët e fshatit Livoç i Ulët kaloi në frymën e popullit vetëvendosës, të cilët dëshirojnë ndryshime rrënjësore në qeverisjen e vendit dhe këtë mendojnë se do ta arrijnë vetëm me programin qeverisës të Lëvizjes Vetëvendosje.
Kandidatët për deputetë vazhduan të shpalosin para qytetarëve programin politik e ekonomik të Lëvizjes duke përmendur 40 prioritetet që ka qeveria Kurti në mandatin e saj të parë.
Ismajl Kurteshi gjeti hapsirë t’i ngacmoj kundërshtarët politik duke ironizuar me faktin se vizita e Kadri Veselit në Gjilan doli të jetë e pasuksesshme pasi nuk arriti ta mbushë palestren e sporteve me simpatizantë në tubimin e “madh” të tyre.
“PDK-ja e ka pasë tubimin në Gjilan. Një anëtar i PDK-së më thirri nga salla e sporteve, duke më uruar fitoren që tashti dhe duke konkluduar se PDK nuk ka më në Gjilan”, ka pohuar Kurteshi.
Arijeta Rexhepi, këshilltare e zëshme komunale në Gjilan, tani kandidate për deputete duke paraqitur pjesë nga programi qeverisës të cilin e lartësoi, e duke marrë shembull punën e sukseshme të Komunës së Prishtinës.
“Më 11 qershor do të ndodhë ndryshimi i madh për të gjithë ne, duhet të votohet LVV nëse dëshirojmë që të ndodhë ndryshimi që presim te vijë duke e marrë shembull komunen e Prishtinës që qeveriset nga LVV.” – theksoi ajo.
Kandidati tjetër për deputet, ushtaraku Shemsi Syla, theksoi se Kosova ka nevojë të çlirohet nga ky pushtet që e ka ngulfatë zhvillimin e Kosovës.
“Në qershorin e 99-tës ne e çliruam vendin, por disi ajo liri u ngulfat nga disa nga politikanët që u pasuruan vetëm për vete dhe e sollën vendin në këtë ngulfatje. Rreshtimi ynë me Vetëvendosjen ka një qëllim që ta luftoj të keqën, të punoj për një të ardhme më të mirë, për rininë dhe të gjithë ne. Me 11 qershor do të jetë ditë historike për të gjithë ne, sëy bashku do të festojmë fitoren e madhe.”
*Hapësirë e sponsorizuar – Zgjedhjet Nacionale 2017