Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosjes, Qendra në Gjilan, prirë nga Alban Hyseni, me të cilin ky subjekt politik do të garojë në zgjedhjet e 17 tetorit, për kryetar të komunës së Gjilanit dhe Selvete Sylejmani, Selajdin Salihu e Valdrin Bajrami, që po ashtu synojnë që në zgjedhjet e tetorit të ulën në ulëset e asamblesë komunale të kësaj komune, kanë vizituar Kompaninë “Integj”
“Lëvizja gjithmonë ka ngritur zërin në përkrahje të prodhuesve, e tash në qeverisje do t’i ndihmojmë duke iu krijuar kushte të favorshme për të zhvilluar veprimtarinë e tyre”, thuhet në komunikatën e kësaj Lëvizjeje. /2LONLINE.com/