DYLON

Haziri: Më 28 nëntor, Tregu i Gjelbër do të jetë i tregtarëve

Haziri: Më 28 nëntor, Tregu i Gjelbër do të jetë i tregtarëve
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka zhvilluar sot një takim me tregtarët e Tregut të Gjelbër, me të cilët ka diskutuar lidhur me finalizimin e projektit të tregut.

Haziri u ka konfirmuar se më 28 nëntor, Tregu i Gjelbër do t’i dorëzohet tregtarëve.

EkoHigjiena

Kryetari Haziri ka thënë se arsyeja e vonesës së këtij projekti është pandemia dhe harmonizimi i projektit sipas kërkesave të tregtarëve.

“Pasqyra e një qyteti është teatri dhe tregu. Jam i lumtur që jemi në finalizim të këtij projekti modern dhe më 28 nëntor Tregu i Gjelbër do të jetë i tregtarëve”, ka thënë kryetari Haziri.

Paralelisht me Tregun e Gjelbër, Haziri bëri të ditur se do të përfundohet edhe Tregu i Kafshëve, Tregu i Plaçkave, Tregu i Rërës e Tregu i Veturave, derisa tregjet mobile tash e sa vite janë finalizuar në Zhegër, në lagjen Dardania, në lagjen Iliria e në Arbëri, si mundësi më e lehtë e shitjes së produkteve nga fermerët.

Krejt këto tregje janë në menaxhim të ndërmarrjes lokale “Tregu”, kryeshef i të cilës është Avdyl Jerliu, i cili tashmë është edhe kandidat për asamble nga radhët e LDK-së. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.