Në 13-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, Kryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, Nevzad Isufi, bashkë me aktivistët e Lëvizjes bënë homazhe te varrezat e dëshmorëve.
“Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit, vepra dhe sakrifica e tyre deri në vetëmohim, na obligon që të angazhohemi deri në jetësimin e idealeve tona të përbashkëta”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes së Gjilanit. /2LONLINE.com/