(2L ONLINE) – Gjendja në kulturë në komunën e Gjilanit, nuk mund të jetë ndonjë përjashtim nga gjendja përgjithshme nëpër të cilën po kalojmë si shoqëri, ajo është veç se më e rënduar si pasoj e keqqeverisjes së pushtetarëve tanë dhe trajtimit të saj si një “luks”. Kështu është shprehur Sami Shabani, kryetar i nënkomitetit për Kulturë dhe njëherësh anëtar i grupit punues të Lëvizjes Vetëvendosje, Qendra në Gjilan
Sipas tij, shuarja e drejtorisë së kulturës dhe vënia e saj në kuadër të zyrës së kryetarit, kulturën në komunën e Gjilanit do ta hedh edhe më tej në margjina, sepse tani e tutje financimi i aktiviteteve kulturore do të varet nga disponimi i kryetarit dhe kulturën e bën vegël të politikave ditore.
“Financimi edhe ashtu i pakët i aktiviteteve kulturore do të shndërrohet në mjet shantazhi për njerëzit e kulturës, sepse kultura po vihet nën tutelën e politikës në vend se të ndodhte e kundërta, që kulturën ta lëmë sa më larg nga politika, në mënyrë që ta ruajmë dinjitetin e artistëve. Artistët e shantazhuar nuk do të mund të jenë krijues të lirë”, ka thënë Shabani i Vetëvendosjes.
Ai tha se gjendja e vështirë të artistëve në komunë, me theks të veçantë te Teatri, ku 15 vite pas luftës aktorët punojnë pa paga, me projekte të herë pas hershme dhe në kushte të mjera të punës pa ngrohje. Po ashtu mos funksionalizimi i kinemasë së qytetit, që bënë që qyteti i Gjilanit 15 vite pas luftës ende nuk po arrin të ketë kinemanë.
Shaban itha se edhe artistët pamor përkundër aktivitetit të tyre, ende nuk kane një hapësirë të dinjitetshme ku do të mund t’i ekspozonin punimet e tyre, mungesa e një galerie në qytet e vështirëson aktivitetin e artistëve pamor, derisa edhe ansambli muzikor i qytetit vepron vetëm falë vullnetit të artistëve, pa lokale ku do të mbanin ushtrimet, pa ndihma financiare dhe pa kurrfarë mbështetje institucionale.
Biblioteka e qytetit ende po ngelë në fillim të punimeve dhe nuk dihet ende se kur do te vazhdojnë ato. Qyteti me rreth 80 mijë banorë vazhdon të ketë hapësirën e bibliotekës, e cila ka qenë ndërtuar vitet 50 të shekullit të kaluar kur qyteti nuk kishte më shumë se 20 mijë banorë dhe kjo nuk i plotëson as për së afërmi nevojat e qytetit”, thotë Shabani.
Ky përfaqësues i Vetëvendosjes po ashtu shprehet se subjekti i tij kërkon angazhim më të shtuar për të vazhduar projekti i nisur për ndërtimin e Bibliotekës Rajonale të Gjilanit të financuar nga Komisioni Evropian, në mënyrë që projekti të përfundojë sa më parë dhe objekti i bibliotekës së sotme të zhvendoset sa më shpejtë në objektin e ri;
Përndryshe ai tha se ka ngecje edhe në ndërtimin e shtëpisë për të rinjtë, renovimi i shtëpisë së kulturës në fshatin Përlepnicë ka mbetur i papërfunduar dhe nuk dihet kur do të vazhdojnë punimet, lëshimin e zyrës së kryetarit për nevojat e muzeut të qytetit e konsiderojnë një hap të mirë, por kanë kaluar gati pesë muaj dhe ende ndërtesa është e zbrazët, janë vendosur zyrat e trashëgimisë kulturore në të, por nga muzeu ende asgjë.
“Financimi i aktiviteteve kulturore në komunë është i pakët, por edhe ai pak financim bëhet pa kriter dhe mbi bazën e afërsisë me pushtetin. Kjo është gjendja në kulturë në këtë fundviti në Gjilan”, ka thënë Sami Shabani, kryetar i nënkomitetit për Kulturë dhe njëherësh anëtar i grupit punues të Lëvizjes Vetëvendosje, qendra në Gjilan. /2L ONLINE/