“Të rinjtë që votojnë për herë të parë dhe ata vullnetarë që kanë vendosur të aktivizohen në Lëvizjen Vetëvendosje, u pritën sot nga Kryetari i Qendrës Nevzad Isufi si dhe nga kandidatët për deputetë: Alban Hyseni, Arijeta Rexhepi, Luan Aliu dhe Adriana Matoshi.
“Të rinjtë janë e ardhmja e këtij vendi, bashkë me ta do ta bëjmë ndryshimin e madh”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje, Qendra në Gjilan.