Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Gjilan, ka mbajtur takimin e radhës me kandidatët e saj për këshilltarë komunal, si pjesë e përgatitjeve të fundit për Zgjedhjet e 22 tetorit.
“Lista fituese tashmë është në duart e qytetarëve të Gjilanit. Ajo përfaqëson qytetarin e rënduar të Gjilanit nga pushtetet e kaluara. Është lista që përfaqëson ndryshimin e vetëm, atë duhurin për Gjilanin. Është lista që brenda saj ka qytetarë të rëndomtë, njerëz të dijes e shkencës, bujq e mësues, mjekë e inxhinier. Është lista me njerëz të pa korruptuar e me njerëz që e duan Gjilanin pa korrupsion, pa krim të organizuar, pa nepotizëm. Është listë e mbushur me vlera kombëtare, morale e profesionale. Është listë fituese e 22 tetorit”, është thënë në këtë takim.
“Lëvizja Vetëvendosje ka shtrirë tashmë strukturat e saj në çdo fshat, në çdo lagje, në çdo pikë dhe është e gatshme jo vetëm për fitoren e 22 tetorit, por ka platformën e saj konkrete për qeverisjen e komunës së Gjilanit me kryetarin e ardhshëm te saj Sami Kurteshi”.