(2L ONLINE) – Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Gjilan ia ka listuar qeverisjes Haziri të metat dhe defektet si dhe i ka dhënë rekomandime për veprimet që duhet ndërmarrë.
Fehmi Sylejmani, anëtar i Grupi Punues të Vetëvendosjes, njëherësh anëtar i Kuvendit komunal dhe përgjegjës për informim. Ka bërë të dsitur se ky listim ka dal si rrjedhojë e një debati që ditë më parë e kishte organizuar kjo Lëvizje e ku për këtë çështje është diskutuar nga të pranishmit dhe më hasjanë nxjerrë Konkluzionet dhe rekomandimet e dala nga debati për punën dhe qeverisjen një vjeçare të komunës, përkatësisht kryetarit Lutfi Haziri
Sylejmani tha se në debatin e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Gjilan për punën dhe qeverisjen një vjeçare të komunës, përkatësisht kryetarit Lutfi Haziri, ishin prezentë mbi 50 pjesëmarrës, e në mesin e tyre edhe deputetë të Parlamentit të Kosovës nga komuna e Gjilanit, anëtarë të Kuvendit Komunal nga Gjilani të LVV, anëtarë, simpatizantë dhe aktivistë të LVV, njohës të fushave të caktuara përkatëse dhe apolitik, përfaqësues të mediumeve të shkruara dhe elektronike, përfaqësues të shoqërisë civile, qytetarë të rëndomtë, të cilët për rreth dy orë debatuan, trajtuan dhe e komentuan këtë temë mjaft aktuale në komunën e Gjilanit.
Ai tha se qëllimi i këtij evenimenti të rëndësishëm politiko – shoqëror, ishte evidentimi i defekteve që e kanë përshkruar këtë qeverisje gjatë këtij njëvjeçari, pastaj nxitja, motivimi dhe respekti për të gjitha grupet e interesit e veçanërisht për vetë qytetarët e Gjilanit si kundër konkluzionet, rekomandimet dhe alternativet e mundshme se si duhet punuar dhe vepruar në të ardhmen.
Përndryshe ja lista e Vetëvendosjes ku janë vënë në pah të gjitha të metat dhe defektet të cilat e kanë përshkruar këtë qeverisje njëvjeçare të Lutfi Hazirit.
Konkluzionet:
• Janë realizuar vetëm 18 % të premtimeve sipas GAP-it
• Premtime boshe, e shumë pak apo aspak realizime
• Asnjë projekt i madh nuk ka përfunduar gjatë vitit 2014 në Gjilan
• Nuk ka investime të huaja
• Parregullsi në punësim, tenderim dhe realizim të projekteve
• Ndërtime të shumta pa leje
• Nuk ka plane urbanistike në tërësi
• Ka devijime të planeve urbanistike
• Mungesë e transparencës dhe sundimit të ligjit
• Po manipulohet me borxhin e komunës
• Fare nuk është punuar në shtratin e lumit Mirusha, Varrezat e Dëshmorëve, dhe Bibliotekën
• Udhëtime të shpeshta dhe të panevojshme të kryetarit jashtë vendit
• Mungesa e llogaridhënies për këto udhëtime
• Vendime të dëmshme, të kundërligjshme dhe selektive që e kanë rënduar jetën e qytetarëve
• Emërimet e drejtorëve jo profesional
• Emërime e u.d edhe më tej vazhdojnë
• Mungesë të rregullimit të infrastrukturës dhe kanalizimit,
• Politizim e jodepolitizim të arsimit,
• Mungesë mbështetje për klubet sportive,
• Mungesë për kulturën dhe rininë
• Mungesë të parqeve , kopshteve dhe gjelbërim
• Mungesë e ndriçimit publik,
• Nuk ka zgjerim të rrugëve,
• Mungesë mbështetje të bujqësisë,
• Mungesë të cilësisë së shërbimeve mjekësore
• Mungesë të barnave më esenciale
• Shuarja e dy drejtorive- dështim
• Mungesë të përfaqësimit të gruas në ekzekutiv
• Defekte të mëdha në sektorin e arsimit
• Shkelej të dispozitave ligjore
• Rritje e papunësisë dhe varfërisë
• Jo kujdesi i merituar për familjet e dëshmorëve, vetrenavë dhe invalidëve të luftës
• Është keqpërdoru manifestimi tradicional “Flaka e Janarit”
“Duke i marrë për bazë këto konkluzione, që janë nxjerr nga ky debat dhe ku janë vënë në pah të gjitha të metat dhe defektet të cilat e kanë përshkruar këtë qeverisje njëvjeçare, Ne si subjekt opozitar dhe shumë konstruktiv, të dëshmuar tashmë në Gjilan, Ju sugjerojmë organeve kompetente dhe vetë kreut të komunës, që gjatë vitit 2015 të mos përsëriten më këto gabime, por të mendojnë mirë dhe të jenë shumë modest dhe të sinqertë, pavarësisht se këto këshilla vijnë nga një subjekt opozitar, të pranojë dhe sakaq t’i aplikojë në plotësi këto rekomandime tona”, ka thënë Sylejmani i Vetëvendosjes për të dhënë listën e rekomandimeve.
Rekomandimet:
• Të realizohen të gjitha premtimet
• Të sillen dhe të nisin projekte kapitale në vitin 2015
• Të thithen investime të huaja
• Të ketë rregullsi në punësim, tenderim dhe realizim të projekteve
• Të ndalen ndërtimet e pa leje
• Të hartohen plane urbanistike
• Të mos ketë devijime të planeve urbanistike
• Të respektohet transparenca dhe ligjet në fuqi
• Të dihet saktë se sa është borxhi i trashëguar
• Kujt i ka komuna borxh dhe për çfarë arsye është ai borxh dhe të mos manipulohet më me këtë borxh
• Të fillohet me punimet në shtratin e lumit Mirusha, Varrezat e Dëshmorëve, dhe Bibliotekën
• Të mos ketë udhëtime jashtë vendit të panevojshme. Më tepër ti kushtohet punës në komunë, përveç kur është në pyetje interesi i vetë komunës së Gjilanit.
• Te këtë përgjegjësi dhe llogaridhënie për këto udhëtime
• Të merren vendime të drejta dhe konfrom ligjeve dhe joselektive
• Të ndërpritet praktika e emërimeve të drejtoreve jo profesional. Në drejtoritë përkatëse edhe personi adekuat dhe profesional.
• Të emërohen tashmë drejtorët dhe të mos ketë fare ushtrues detyre
• Të rregullohet infrastruktura dhe kanalizimi,
• Të depolitizim arsimi dhe të ngrihet cilësia në këtë fushë,
• Të riparohen defektet që e kanë përfshi sektorin e arsimit
• Mbështetje për klubet sportive,
• Mbështetje për kulturën dhe rininë
• Të krijohen parqe , kopshte dhe gjelbërime, veçanërisht në qytet
• Ndriçimit publik në tërë qytetin,
• Zgjerim të rrugëve,
• Mbështetje të bujqësisë,
• Cilësi të shërbimeve mjekësore
• Të ketë sigurim të barnave më esenciale
• Të rikthehen drejtoritë e shuara
• Përfaqësimit të gruas në ekzekutiv
• Të respektohen dispozitat ligjore
• Të punohet në zvogëlimin e papunësisë dhe varfërisë
• Të respektohen familjet e këtyre kategorive të dala nga lufta
• Të mos partitizohet manifestimi i “Flakës së Janarit”
“Shpresojmë se këto konkluzione dhe rekomandime të nxjerra në debatin e 7 shkurtit, që ishte një nga debatet më interesante, kurioze për qytetarët, politike e profesionale, do të gjejë përkrahje të duhur, në radhë të parë te institucionet më të larta të komunës e posaçërisht te vetë kryet i komunës dhe të institucionet tjera relevante komunale”, ka thënë Fehmi Sylejmani, anëtar i Grupi Punues të Vetëvendosjes, njëherësh anëtar i Kuvendit komunal dhe përgjegjës për informim i kësaj Lëvizjeje. /2L ONLINE/