Lëvizja Vetëvendosje! në Gjilan, dëshiron ta sqarojë opinionin publik, në lidhje me “kundërpërgjigjjen” e Faton Bislimit, ndaj deklaratës së deputetit Ismajl Kurteshi.
I nderuar Faton Bislimi,
Është mirë që para se të flasësh të bazohesh në fakte dhe ta argumentosh atë që e flet. Lëvizja Vetëvendosje! gjithmonë e bënë këtë dhe më poshtë gjejë disa nga faktet që e argumentojnë atë që ne si Lëvizje e themi.
Në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së parë të studentëve të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, që u mbajtë më 25 tetor, Lutfi Haziri, përveq fjalës përshëndetëse si kryetar i komunës, për cka nuk kemi pasur vërejtje, ai këtë ngjarje akademike e shkencore, si gjithmonë e shfrytëzoi duke dhënë premtime zgjedhore.
Bursat e studentëve për të cilat foli Lutfi Haziri, janë premtime zgjedhore për të cilat ka folur edhe gjatë fushatës elektorale, ndërsa ne e dijmë fare mirë se pikërisht këto bursa në komunën e Gjilanit nuk janë dhënë që nga viti 2013/2014.
Në këtë ceremoni nga ai u përmend edhe Kampusi i Studentëve duke u munduar ti marrë meritat mbi vete, përderisa dihet se kampusi nuk është fare kompetencë e komunës.
Në këtë rast, Ismajl Kurteshi, si deputet i Kuvendit të Kosovës dhe si kryetar I Komisionit Parlamentar për Arsim, me reagimin e tij, ka kundërshtuar keqpërdorimin e një ceremonie me karakter arsimor nga një kandidat për kryetar komune, kandidaturë kjo që edhe në reagim është e njohur si e tillë.
Sa i përket “kundërpërgjigjjes” së Faton Bislimit, shkollimi i të cilit u bë në SHBA dhe Japoni dhe i cili thirret të jetë njohës i fushës së arsimit, ia bëjmë me dije se pavarësisht gjitha kontributeve të tija jashtë Kosovës, Gjilani vazhdon ta ketë një gjendje të mjerueshme në arsim.
Prandaj, do të kishte qenë mirë të reagojë për këtë mjerim në të cilin gjendet qyteti ynë, për punësimet me kontratë mbi vepër që e degradojnë edhe më shumë këtë mjerim, për mbylljen e institucioneve shkollore dhe cdo gjë tjetër të mjerueshme që po nndodhë nnë Gjilan.
Por, ndoshta nuk ka kohë për këto përgjigjje, përderisa nuk është i definuar përcaktimi I tij politik?
Faton Bislimi, pas cilit subjekt politik do të fshihesh kur qyetarët e Gjilanit ta rrëzojnnë Lutfi Hazirin?
Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra – Gjilan
Zyra për media