“Gumnishta e harruar nga qeverisjet paraprake, ndërsa është e gatshme për ndryshim”, kanë thënë drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje, qendra në Gjilan.
Kandidati për kryetar të komunës së Gjilanit, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni, bashkë me kandidatët për asamble Arbnor Zeqiri, Mimoza Kadriu, Bejtullah Osmani, Ema Aliu e Afërditë Maloku, pasi u njoftuan me problemet infrastrukturore, që bëhen shumë të rrezikshme kur ka reshje e vërshime të lehta, u zotuan para banorëve të fshatit, se një mandat 4 vjeçar është i mjaftueshëm për sanimin e problemeve të tilla.
Sipas drejtuesve të Lëvizjes Vetëvendosje, Gumnishta është e konsoliduar për ta votuar Lëvizjen ,më 17 tetor, ditë kur është paraparë mbajtja e zgjedhjeve lokale. /2LONLINE.com/