“Fshatrat Velekincë, Lladovë dhe Llashticë me plot telashe infrastrukturore. Në bashkëbisedim me banorët e këtyre fshatrave u shprehën shumë shqetësime që kanë të bëjnë me cilësinë e jetës së tyre e që varet shumë nga qeverisja komunale”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes vetëendosje, qendra në Gjilan.
Sipas kësaj Lëvizjeje, probleme me sistemin e kanalizimit, rrugë të dëmtuara, mungesë trotuaresh dhe ndriçimi publik e shumë të tjera janë sfidat e tyre të përditshme.
“Askund më shumë se në Llashticë nuk është e theksuar dukuria e diskriminimit qytetar në raport me bindjet politike. Investime edhe ashtu të pakta bëhen vetëm në ato pjesë të lokalitetit ku partia në pushtet ka elektoratin e vet. Mentalitet ky tashmë i vjetruar e përjashtues të cilin qytetarët e ndëshkuan me 14 shkurt në zgjedhje nacionale e që do ta bëjnë përsëri në ato lokale”, thuhet ë në komunikatën e Vretëbvendosjes së Gjilanit, për t’u shtuar se “Për barazi, Komunës së Gjilanit i duhet ndryshimi”. /2LONLINE.com/.