Sot, kandidatët për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, Luan Aliu dhe Alban Hyseni vizituan fermerët Resmi Arifi, Sabedin Selimi dhe Shemsedin Arifi në fshatin Shillovë, ku dëgjuan shqetësimet kryesore që i preokupojnë ata.
“Fermerët në fjalë deklaruan se mbështetja e institucioneve nuk ka ekzistuar deri më tani, sepse ndarja e subvencioneve po bëhet vetëm me libreza partiake”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes, Qendra në Gjilan.
Luan Aliu premtoi se përzgjedhja e përfituesve të subvencioneve me libreza partiake, do merr fund me Qeverinë̈ Kurti.
Ndërsa, Alban Hyseni theksoi se zgjidhja e problemeve të fermerëve nuk efshtë̈ trajtimi individual. “Duhet të krijojmë̈ mekanizma institucional përmes të cilave ne i njohim e dijmë problemet e tyre dhe ofrojmë zgjidhje për to”, ka thënë ai.
“Barazia e drejtësia janë parimet me të cilat duhet e do të qeveriset. Krejt dhe Drejt Referendumit”, thuhet në komunikatë ne Vetëvendosjes. /2LONLINE.com/