DYLON

Vetëvendosje e Gjilanit: Ne fituam dhe jemi të parët!

Vetëvendosje e Gjilanit: Ne fituam dhe jemi të parët!
Avatar photo Redaksia

“Ju falënderojmë nga zemra për mbështetjen e madhe që na keni dhënë gjatë këtyre zgjedhjeve, duke besuar gjithnjë se është e mundur që vendi ynë të bëhet vend më i mirë për të gjithë ne dhe ata që do të vijnë pas nesh”, thuhet në një komunikatë të Lëvizjes Vetëvendosje, Qendra në Gjilan me të cilën iu janë drejtuar qytetarëve gjilanas.

Më tej thuhet: “Jemi mirënjohës ndaj secilit aktivist e secilës aktiviste dhe strukturave tona që nuk u ndalën gjatë gjithë muajit duke dëshmuar angazhim të jashtëzakonshëm për arritjen e këtij rezultati.

EkoHigjiena

Posaçërisht falënderojmë mbështetësit tanë që nuk i kemi takuar asnjëherë, por që punuan shumë për këtë fitore. Ata janë shumë dhe ne ndonëse nuk i njohim nga afër, e ndiejmë forcën dhe energjinë e tyre, e punën dhe besimin e sinqertë.

Diaspora jonë edhe kësaj here ishte e mobilizuar në gjithë botën në mbështetje të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministrit Albin Kurti. Vazhdojmë bashkë për Republikën tonë”, thuhet në fund të komunikatës së Lëvizjes Vetëvendosje, Qendra në Gjilan.  /2LONLINE/