Vetëvendosje dhe dy partitë tjera opozitare, kanë paralajmëruar sërish protestë për të mërkurën që vjen (4 shkurt) për të kërkuar sërish shkarkimin e ministri Aleksandar Jabllanoviq dhe për shtetëzimin e kombinatit metalurgjik Trepça.
Burime të Indeksonline thonë se kësaj here Lëvizja Vetëvendosje e ka ndryshuar strategjinë e të bërit protestë, duke kaluar nga dhuna në rezistencë paqësore para ndërtesës së Qeverisë në sheshin “Skënderbeu”.
“Vetëvendosje dhe aleatët e saj opozitar, kanë për qëllim që të protestojnë të mërkurën duke qëndruar se paku për 48 orë para objektit të Qeverisë në sheshin Skënderbeu”, ka thënë një burim i Indeksonline.
Po ashtu tutje këto burime thonë se tashmë Vetëvendosje ka filluar të grumbullojë tenda, reflektor, zërim, derivate dhe ushqim që protestuesit të “akomodohen” për 48 orë.
Dy protestat e kaluara kanë qenë të dhunshme, sidomos ajo e së martës ku kanë mbetur të lënduar qindra persona, shumica e tyre policë.