Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në muret e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës shkruan parullën “Djemve tenderat, Serbisë Zajednicën!”.Frashër Krasniqi, zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje. tha se gjendja në të cilën ka ardhur shteti i Kosovës është bërë e padurueshme. Kjo ngase me vendin tonë po qeverisin ca kusarë të cilët djemve të tyre ua japin tenderat kurse Serbisë territorin e Kosovës.
“Ata po e marrin buxhetin e popullit të varfër të Kosovës, për t’ia dhënë në formë tenderash djemve dhe vëllezërve të tyre, kurse territorin dhe resurset tona, po ia japin Serbisë përmes Zajednicës”, ka thënë Krasniqi.
Sipas tij, kjo gjendje nuk mund të vazhdojë ngase vetëm dy rrugë janë të mundshme: ose shteti i Kosovës do të dështojë plotësisht dhe do të ndahet në vija etnike, ose qytetarët do të mobilizohen për ta mbrojtur Republikën.
“Normalisht, që kjo e fundit do të ndodh patjetër”, tha ai.