DYLON

Dieta me karota për të larguar kilet e tepërta

Avatar photo Redaksia

Karota është mjaft e pasur në vitamina A, B dhe C, si edhe substanca minerale mjaft të çmuara për organizmin. Konsumimi i shpeshtë i karotave është i nevojshëm, sidomos për ata persona që vuajnë nga lodhja, dobësia dhe stresi. Kërkimet e fundit kanë treguar se dieta me karota është mjaft e mirë për të humbur kilet e tepërta.

Dita e parë
Mëngjesi:1 filxhan kafe me qumësht dhe gjashtë biskota Paradreke: 1 gotë lëng karote Dreka: 50 g oriz me salcë karote + 1 frut Pasdreke: 1 frut sipas dëshirës Darka: 100 g mish pule + 1 domate e madhe

EkoHigjiena

Dita e dytë
Mëngjesi: 1 filxhan kafe me qumësht, 1 fetë buke integrale me pak marmelatë Paradreke: 1 gotë lëng karote Dreka: 1 racion peshk, 1 racion sallate me karotë, borzilok dhe pak bukë Pasdreke: 1 frut të stinës Darka: 70 g proshutë dhe 1 karotë e grirë në sallatë me 1 lugë gjelle vaj dhe limon

Dita e tretë
Mëngjesi: 1 filxhan kafe, 1 fetë buke + 1 lugë gjelle marmelatë Paradreke: 1 gotë lëng karote Dreka: 1 racion pure karote, 60 g djathë + ½ fetë buke Pasdreke: 1 frut sipas dëshirës Darka: 100 g peshk, 1 sallatë e madhe me karotë + vaj ulliri + limon, 1 frut sipas dëshirës

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.