Janë shumë arsye dhe faktorë që shtyjnë qytetarët që këtë herë të votojnë në zgjedhjet lokale Lëvizjen Vetëvendosje!, e cila është e vetmja me program të qartë dhe 20 zotime të padiskuteushme.
Shkruan: Fehmi Sylejmani
Ndër këto zotime, të gjithë të rëndësishme, mirëpo prioritet ndër prioroite do të jetë arsimi, sepse arsimi luan një rol të rëndësishëm në jetën e njeriut. Integriteti i një shoqërie është rezultat i drejtëpërdrejtë i një sistemi arsimor cilësor. Synimi kryesor është arritja e zhvillimit etik, intelektual, fizik, social dhe estetik të nxënësit, në mënyrë që të jetë i aftë të mësojë gjatë të gjithë jetës, të mendojë në mënyrë të pavarur, kritike e krijuese, t’u përshtatet ndryshimeve, të ketë vetëbesim e shpirt bashkëpunimi dhe të jetë i gatshëm të ofrojë përpjekjet e tij për mirëqenien, përparimin, lirinë e demokracinë e vendit e më gjerë. Shkollat dhe kolegjet duhet të shfaqin shembuj suksesesh shumëplanëshe; në disiplinë, përgatitje shkencore, olimpiada, sport, veprimtari artistike, shoqërore etj.
Gjilani, përkatësisht LV ka potencial dhe kapacitete të mjaftueshme për ta udhëhequr arsimin drejt, qartë, profesionalisht, arsyeshëm, ndershëm dhe në mënyrë më të përsosur se deri më tash, sepse ka një kandidat serioz dhe shumë të përkushtuar dhe lexues i flaktë i librit, një intelektual me të gjitha tiparet, një njeri qe e di saktë vlerën e sferës së arsimit.
Nuk do të ketë neglizhencë dhe keqpërdorimi të ditarëve dhe mjeteve tjera përcjellëse pedagogjike, paramendoni këtë vit në javën e pestë kanë ardhur ditarët e punës dhe aksush nuk ka dhënë llogari dhe përgjegjësi.
Nuk do të ketë mësim në tri ndërrime, nuk do të ketë mos zbatim të rajonizimit të shkollave, nuk do të ketë çerdhe për fëmijë me qira, nuk do të ketë shkolla pa pajisje të kabineteve profesionale shkencore, pa biblioteka të reja, pa pasurim të librave dhe titujve të rinj në biblioteka, pa kënde të leximit brenda institucioneve shkollore, nuk ka investime në pajisje shkollore për të lehtësuar çantat e fëmijëve, nuk ka projekt për digjitalizimin e ditarëve, nuk ka pajise me kamera sigurie, mungon vizioni për lidhjen e shkollave të Komunës në rrjetin e internetit, mungon qasja dhe vullneti për ti shpërblyer nxënësit kampionë me ndonjë bursë simbolike, lypset buxhet i veçantë për këtë kategori nxënësish, nuk ka projekt dhe realizime për ndërtimin e parqeve dhe hapësirave gjelbëruese në shkolla, nuk respektohet ligji për regjistrimin e nxnësve në klasat e 10 të shkollave të mesme, teksa më pas shkolla e mesme e bujqësisë me mungesë nxënësish, vazhdon edhe më tej mosshpallja e vendeve të lira të punës, paneli intervistues për mësimdhënës jo profesional dhe partiak, përzgjedhjen e drejtorëve të rinj e bëjnë mbi baza partiake, kampusi i shkollave të mesme pa parking, pa sistem të ujitjes, pa ujësjellës të ri dhe pa kanalizim, janë zvogëluar hapësirat e këtij kompleksi me ndërtimin e kësaj rrethoje, asnjë terren i ri I hapur sportiv në kampusin e shkollave të mesme dhe shumë e shumë gjëra tjera.
Mirpëpo me Sami Kurteshin në krye të komunës dhe me Lëvizjen Vetëvendosje në udhehqësi, në radhë të parë do të stabilizohet gjendja e arsimit, sepse tashmë është degraduar skajshmërisht dhe nuk mbahet mend që ka qenë ndonjëherë me keq se tash.
Pra më asnjë nxënës nga shkollat fillore, niveli 1-5 të komunës së Gjilanit nuk do ta ketë barkun e uritur, sepse për këtë do të përkujdeset kjo udhëheqësi, duke ju siguruar shujta ditore falas. Aktualisht janë 6326 nxënës në këtë nivel,
Do të dysfishohet numri i çerdheve në inistutcione parashkollore, duke ndërtuar çerdhe me bazë komuniteti, ku qytetarët do të jetë vendimmarrës dhe aktiv, kjo nënkupton që numri i fëmijëve në çerdhe do të rritet dukshë me ardhjen e LV-së në pushtet.
Do të bëhet sigurimi i infarstrukturës bazike të shkollave, i hapësirave të reja, duke shikuar mundësitë buxhetore dhe në një periudhë jo të largët secila shkollë të ketë sallën e edukatës fizike. Do të bëhet heqja e ndërrimit të tretë dhe kthimi i orës së mësimit në 45 minuta, rregullimi e pajisija e kabineteve, sigurimi i mjeteve të konkretizimit, pajisja me biblioteka dhe kënde të lëximit si dhe përkrahja e mësimdhënësve për ngritje të vazhdueshme profesionale.
Do të punohet me të gjitha kapacitetet, që cilësia padiskuteshëm të ngritet në arsim, sespe me këtë gjendje askush nuk është i kënaqur.
Do të krijohen rregulla dhe kritere në pranimin e mëmsidhënësve, por edhe të sektorëve tjerë dhe do të ketë transparencë radikale. E me LV-në shumë e shumë gjëra tjera do të ndryshojnë, në mënyrë pozitive dhe të favorshme për qytetarin, prandaj është shumë e nevojshme , që me 22 tetor të votohet numri 10 dhe Sami Kurteshi kyrtar i Gjilanit. Pra, me Lëvizjen Vetëvendosje! në një subjekt të vetmin të besuar dhe me perspektivë për qytetarët e komunës së Gjilanit, pa asnjë dyshim do të jetë fituese e pakrahasueshme e zgjedhjeve lokale, jo për të ndërruar figurat apo emrat, por modelin dhe frymën e qeverisjes. Lëvizja Vetëvendosje! po e ndien erën e fitores në Gjilan. Kjo fitore nuk do të jetë fitore vetëm për LV-në, por mbi të gjitha fitore për qytetarin e Gjilanit.
Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra – Gjilan.
sponsorizuar nga Vetëvendosje