(2L ONLINE) – Fehmi Sylejmani, anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit nga Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar informatë zyrtare nga Bujar Haziri ish u.d. i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, tani përgjegjës i Njësisë për këto tri sektorë, se çfarë pune është duke u kryer te stadiumi mbi palestrën sportive, përkatësisht skaj varrezave të qytetit
“Kërkojmë zyrtarisht të na informoni rreth punimeve që po zhvillohen në stadiumin mbi palestrën sportive, përkatësisht skaj varrezave të qytetit”, thuhet në kërkesën e Sylejmanit.
Ai bënë të ditur se vetëvendosje dëshiron të dijë se çfarë punë janë kryer deri më tani, a janë duke u kryer sipas planit të paraparë këto punë, çka parasheh plani i hartuar për këtë stadium, kur parashihet të përfundojë, kush e financon këtë projekt, sa është vlera totale e këtij projekti, pas përfundimit të punimeve kush do ta shfrytëzojë dhe kush do ta menaxhojë këtë stadium. /2L ONLINE/